- Stenografia – Çfarë është stenografia?
(nga greqishtja στενός, stenos = i ngushtë + γραφή, grafi = shkrim)
Stenografia është metodë e shkrimit në mënyrë të shpejtë me ndihmën e shënjave dhe simbole të veçanta. Kjo metodë ka qënë e domosdoshme dhe mjaft praktikuar nga gazetarët dhe sekretarët sepse i cila ndihmon në mbajtjen e shënimeve në kohë reale si dhe gjuha e folur; dhe pasi ishin marrë shënimet e duhura më pas mund t’i hidhje në letër me shkrim normal. Për mësimin e stenografisë nevojiten trajnime apo kurse të veçanta dhe nuk ekziston vetëm një metodikë. Kohët e fundit ka rënë interesi sepse me mjetet e dixhitalizuara nuk është dhe aq e nevojshme mësimi i saj.
Personi që di stenografi quhet stenograf kurse një një letër e shkruar me këtë metodë stenogramë. Megjithatë nuk do të ishte keq nëse do ta mësonit sepse mund t’ju ndihmonte për marrjen e leksioneve si dhe në shkrimin e shënimeve sekrete. Më poshtë kemi një alfabet stenografie si shembull.