Akarologjia
(Nga greqishtja Ακαρολογία [Άκαρι, morr λόγος, shkencë ])
Akarologjia është shkenca që studion këpushat, parazitët dhe morrat. Ekzistojnë shumë lloje gjallesash në këtë kategori, këpusha është më e madhe dhe dallohet lehtë me sy, ndërsa një morr është më i vogël dhe mund të vërehet me vështirësi. Disa lloje mund të arrijnë deri në 20 milimetra por ama disa të tjera me madhësi 0,08 milimetra kanë mundësi të bëjnë një fole në poren e një floku të njeriut. Ndodhen kudo në biosferën e planetit tonë, akoma dhe në thellësi prej 10 metrash nën tokë, dhe në thellësi deri në 5000 metrash në det. Njihen rreth 48. 200 lloje morrash të tillë, dhe llogaritet se ekzisojnë më shumë se 1 milion lloje të cilat jetojnë sot. Janë një nga llojet më të vjetra të organizmave që kanë ekzistuar në Tokë duke u shfaqur para 400 milionë vitesh më parë.
Disa prej këtyre pëdoren për prodhimin e disa llojeve të djathrave
duke iu dhënë atyre një shije të veçantë, që në fakt këto djathëra kanë
një shtresë me miliona parazitësh të gjallë, siç është djathi gjerman
Altenburger Ziegenkäse dhe djathi francez Le fromage aux artisons.
Akarologjia
Perkufizimin e sakte e gjeni te fjalori zyrtar ketu: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/libra-reference/1448-fjalor-i-gjuhes-shqipe.html