Agrologjia
(E ka prejardhjen nga greqishtja αγρός [agros, fushë] + λογία [logjia, shkencë])
Agrologjia është dega e shkencës së studimit të dheut që merret me prodhimin e të korrave. Agrologji do të thotë përdorimi i shkencave bujqësore dhe natyrale mbedhja dhe analizimi i të dhënave si dhe kryerja e kërkimeve dhe llogaritjeve në planifikim, në përcaktim dhe në dhënieve të këshillave të duhura. Pikat në të cilat fokusohet janë, kultivimi, prodhimi, përmirësimi, klasifikimi menaxhimi, përdorimi, mirëmbajtja dhe mbrojtja e ekosistemeve ujore apo tokësore të cilat kanë mundësinë të mbështesin prodhimin apo kultivimin e bimëve/kafshëve ujore apo tokësore.
Ky term është më i njohur në Kanada, Kinë dhe Rusi ndërsa në shtetet e tjera përdoret shkenca e tokës.