Fjalorth nga krahina e Dërvendit

Krahina e Dërvenit ndodhet midis Shkupit dhe Tetovës

A
Asllon – djalë i fuqishëm
Ashiqare – haptazi
Akraba familje – fis gjaku
Agë – zotëri ose vëlla i madh
Apash – armik
Arkë – (çekmexhe)-sanduk për mirëmbajtjen e rrobave për veshmbathje
Aspra – rruza të imta ,para të shtupëra në mes,për stolisje enësh
Asma – sëmundje e frymëmarjes
Azhur – oja me gjilpërë
Argaç – pushimore e thurur me thupra frashëri nën hijen e një shelgu për pushimin e deleve
Azhder – i fortë si div
Azgon – trim i madh
At – kalë shale
Adet – zakon ,traditë
Arrne – copë stofi per qepjen e ndonjë rrobe të grisur
Atkinë – mushkë e shpejt ,(qeskine)
Allton – ar
Astarë – pjesë e mbrendshme e palltos
Aza – gjymtirë e trupit

B
Bube – qen i vogël shtëpiak
Bagel – balgë kafshe
Ballkon – parakoridor
Bik – muzat,dem
Bote – baltë ngyrë këne ,për çerep
Balla – duaj të vegjel gruri të korrur me dore (duj)
Basëm – stof fustanesh
Bashi – pylevani kryesor ne gara
Badel – i autorizuar për kryerjen e haxhillëkut për ndonjë personi tjetër
Bodin – dhëndër krali(i Bodinëve shqiptarë)
Bifton – dëshmi e rrejshme
Beter – edhe më keç
Bathuç – njeri i humbur që shëtit anekënd ,pa nevojë endacak
Bubllajm – bubullime (ushtime i natyrës)gjëmim
Biskote – galetë(bukë e pjekur mielli e pjekur dy herë)
Bilizi – kulluk dore
Bullar – gisht apo dor e enjtur
Beqar – (m) djalë i pamartuar
Bereqet – mbarësi
Ballon – fushë bote(ene uji)
Bërllok – funde,mbeturina,hedhurina
Bërthonkë – pjesa boshtore e mollës që nuk hahet
Balloshe – lopë me njolla të larme
Belkë – dele e bardhe
Bella – ka i bardhë
Besamak – vend rrëshqitës
Beckë – dele e bardhë
Bilik – djalë në pubertet
Bilik – tufë delesh

C
Cergar – jevg endacak
Cof – ngordh
Caull – fëmijë
Corrok – latant
Comanajk – bukë qenësh

Ç
Çake – gotë e metaltë
Çoban – bari delesh
Çorbë – gjelle me lëng

D
Dist – shokë
Dormë – shërim prej Zotit
Date – zotëri
Doçkë – lloj çeliku(kur nën të gryhet një gropë)
Dardalec – dodole e ndërtuar prej bore
Domasharë – njeri endacak(papunësh)
Dyrek – shtyllë
Dollam – kapotë gjatë
Zot shpaje – nikoqir o shtëpisë (domaqin)
Davet – ftesë
Dua – lutje
Dunjallëk – jetë në ketë bote
Dose – derriçkë
Deng – palë-palë
Dervish – tarik(dervajsh)
Dai – trim popullor
Din – fe

E
Ekleme – tojë këpucësh ose kordele flokësh
Elemoja – këmbanë për hirë të ditës së Nevruzit (Kolendra)
Elvija – njeri i urtë
Esnaf – njeri i besës (punëtor pa hile)
Erbap – ekonomist i mirë
Exhinde – qenie mitologjike xhind
Eraku – lloj i drurit të hidhur(fjalë e huaj)

F
Fodull – njeri i pispillosur
Fjetë – pendël
Falxhore – magjistare
Filare – opinga të lëkurta për fëmijë
Fefta – vendime fetare
Fitne – armiqësi,urrejtje,kundërshtim

G
Gogeshë – grua vllahinkë prej Prizreni
Golle – vrimë
Goliç – njeri i zhveshur ,lakuriq
Govadar – bari lopësh
Gogël – kokeldushki,kokkerr dushki,frut dushku(lenë)
Guguçe – pëllumbeshë
Gushë – lloj smundje e fytit
Gicë – gomaricë
Gajret – durim
Gibet – të marrunit nëpër gojë
Gerzhim – fëmijë të imtë
Garip – syrgjini

GJ
Gjardh – gardh
Gjupa – vrima buke
Gjunah – mëkat
Gjindihall – njeri paaftë(njeri me të meta)

H
Huj – shprehje
Hiri – bukuroshe
Harkis – befasira
Hirrë-fundrinë gjize ose djathi
Havaja – moti
Hajvan – kafshë
Hambar – rrogoz drithi i ndërtuar me dërrasa
Hibe – hutbe ligjerata e së premtes
Hallak – dash kryeqethët
Hakikat – njeri i drejtë
Hasëll – i përsorur
Hasha – pa mend
Haset – zili
Hikmet – urdhër

I
Inson – njeri
Isharet – shenjë
Ibret – kërdi
Imbër – jetë
Ibliz – shejtan
Ifke – qëllime të këqija
Ihram – mantill haxhilerës
Islam – dëshmitar
Ilëm – dituri
Idare – pasuri sa për mirëmbajtje
Islam – besim
Ilham – (elham) inspirim
Ismet – përkujdesje,shembull
Itibarë – autoritet
Ilias – i sinqertë
Igball – fat

K
Katil – i pamëshirshëm
Kopuk – njeri i vobektë
Kroj – burim,krua
Kumoja – rrush i shtypër
Kurtalis – shpëtuar
Kërlik – shkop me kukë për ti zënë delet
Konak – dhomë misafirësh
Kalamoj – fëmijë
Kuçlinë – toka e kuçe
Kërleçkë – rrëzim me këmbën,ndërkamcë
Kicat – dhembet e parë të fëmijëve
Kërshele – gelqerore
Kaçmere – përqeshje(ironi)
Kaurr – ateist njeri i pa fe
Kacature – thikë lufte
Kosë – lloj këllëç,që pret vetëm me një anë
Koc – sumbull këmishe
Karpuz – shalqin
Kallamboç – misër
Konop – pe i trashë hithrash
Ktaund – katand-fshat
Koleçe – buk me maje nahuti
Kosh – hambar i thirur me thupra frashëri ose (çekmexhe)
Knuz – gjel
Kallaus – shpifës,ndërmjetës (që bart fjalë ne mes dy personash ose dy grupesh)
Kreshte – flokë të pakrehura
Kalesh – ka i zi
Kandil dritë llampe me vaj guri
Kufër – (qufër) mëkat i madh
Kalb – zemër
Kufoj – kufi mes arash
Kadi – gjyqtar
Kible – kthim ka Qabeja

L
Leçe – litarë me gjysëm harqe të samarit
Linxhirë – kolerë
Livere – zhele çerepi
Lungë – puçër e keqe që del në qaf ose në fyt
Lom – obor shtëpije
Lilë – ngyrë peme
Liska – dele me pika të kuqe
Lahodë – zanë mali,femër natyrës hynore
Leson – shi para shëngjergjit

Ll
Llatajn – shqiptar me fe katolike
Llastare – filiz i hollë pemësh

M
muftak – kuzhinë,bulmetore
moze – lopë shterpë
mortë – vdekje(kob)
maxhjatore – bukëpjekëse,gatuese kuzhinjer ose kuzhinjere
mongë – krah këmishe
mbërthajska – sumbul këmishe
mëhallë – lagje
mhall – i ndytë
minton – jelek
mçoj – zgjoj
marifet – mjeshtri
misfak – brushë dhëmbësh
miri – doganë
mirie – tokë shtetërore
munoj – inatë
matkë – bleta më e madhe
melek – engjël ose melaqe
mushrik – jobesimtar (ateist)
mukajet – përkujdesje

N
Neqez – koprrac
Nafakë – fat
Nishan – shenjë ,mindili i parë që e çon e fejuara
Nazar – nxënës i parë i krishtit
Nefs – ndjenje
Niqah – kurorizim
Nasir – mesues
Nafile – namaz(falje vullnetare)
Nuri – dritë
Nefs – shpirt fluid
Nguc – ngacmoj

O
Oska – bosht i qerres
Orrospi – lavire
Ordi – ushtri e tërë
Okë – masë për matjen e peshës
Ogiç – dash

P
Pollogë – tufë gruri i korrur
Poroxhe – cop litari i këputër
Pembe – ngjyrë portokalli
Piskë – fishkëllimë
Pogjaç – bukë e bëre shpejt
Picirrok – fëmijë i vogël
Partall – petk i keç i hedhur prej përdorimit
Përqet – përpjetë(terma)
Petë – lakrorë
Petkat – rrobet
Petkat – gjakderdhje mujore te femrat
Pilaf – grurë i zier ose hoshure
Pelin – lule vreri (për sëmundje veneritëse)
Putrat – thëmbrat(shputat)
Pane – banor i imtë ose panike
Përlak – i vogël i gomaricës

Q
Qyrek – bel
Qergëll – hardhi shtëpijake,pjergëll
Qerpiç – tullë me baltë
Qyshk – minder primitiv prej druri,shtrat i shtruar afeër murit të dhomës
Qeçe – kësulë e leshtë
Qepasht – i tatëpjetë
Qymez – koshar pulash
Qatip – sekretar

R
Rabush – llogaritja matematikore me vija
Reskile – arë epa punuar (arnajc)
Rudinë – shesh i gjërë në mal i mbuluar me borë
Reze – dorëz e hekurt primitive për mbylljen e derës
Rab – qerre
Rudë – dele me lesh të butë
Rushan – (m) qenie drite
Ramazan – muaj i agjërimit

RR
Rrësk – fat
Rraug – oborr fshati
Rrem – degë
Rrajçne – insekt parazit
Rrauf – grip
Rrokë – zenkë ,ngatëresë ,kacafitje
Rruh – shpirt
Rren – gënjen
Rreng – i një niveli rangu,kalibri
Rrebe – tabihat
Rrapllajm – bubullimë e shpejt
Rrogoz – hastër prej thekri
Rrotëll – shkop mëtini për dhallë
Raft – (sergen)-dërrasë e vendosur në mur për renditje e sendeve shtëpijake

SH
Sheriatë – drejtësi Islame
Sharlagonë – vaj
Shnajk – njësi matëse(për druth)=10.22kg
Shoshë – enë për pastrimin e misrit
Shop – njeri pa sher
Shejtan – djall
Shkinë – ateiste
Sherret – njeri me shell(për të mire)
Shkekea – fallate
Sharvalle – dimi(kule),dimi të shkurta

T
Tërll – tëban,kasollë tëbanorësh
Top – mbeshtjellje e topi ,rrotkë
Tremlik – kular druri në formë të shkronjës U që shërben për ngrehje të parmendës nga qijet
Trenë – drunj mbi plafonin e shtëpisë
Tark – shqiptarë me fe islame e mohuese të kombit të tyre
Tavon – trarë,urë e çatisë shtëpiake
Tërkuzë – litar
Tamë – kodër
Tarak – muzat olimpik per gara
Tibe – teube, pendim ,ndjesë
Terbie – maturi në sjellje
Talim – stërvitje ushtarake
Tarik – njeri ateist (materialist)
Trap – trungu i lisit të prerë
Temzi – (tenzi) i poshtër
Trajne – leskë e thuprash(lundër)për të kaluar lumin

U
Umet – popull
Ukubet – tepër i madh

V
Visule – kalavesh rushi (cangë)
Viran – vend i shkretë
Vdorë – borë
Versnajk – moshatar
Vrrajtte – bërtiste
Vezire – (f) udheheqëse
Vexhip – diçka më se e nevojshme
Veli – epror ushtarak
Vezir – ministër
Vakt – kohë
Vesvese – sugjestion njeri jo stabil me mendjen

XH
Xhibre – oborr fshati
Xhin – njerez të shtëpisë
Xhimet – dordhënë
Xhurdie – kapotë e gjate
Xhexhe – u përgjegj
E xhuma – e premte
Xhahil – i pamëshirshem,njeri me tradita parasilamike
Xhube – kapot hoxhe
Xhemre – vegjetacion i parë
Xhenem – ferr
Xhenet – parajsa
Xhihad – për hir të Zotit
Xhemati – njerëzia ,bashkësia
Xhahiljet – jetë jo islame barbare
Xhambaz – tregtar kafshesh e sidomos kuajsh

Z
Zekum – oborr fshati
Zaman – kohë
Zëndan – burg turk
Zeqatë – lëmoshë
Fariz – i zjarrit
Zeska – dele esmere
Zevzezek – muzat i shpejtë në (mbarsje)
Zejtunka – uli
Zejtin – vaj
Zikër – të përkujtuarit e Zotit
Zaif – i dobët

ZH
Zhapoj – hardhucë
Zhegër – hekur për mbylljen e zgjedhëz
Zheger – vapë e madhe që i zë kafshët

 

Burimi: dervendi.com
punuar nga Afrim Ramadani (2007)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *