Barkodi është një kod i cili iu ngjitet produkteve të ndryshme në formën e një etikete. Këto etiketa janë të lexueshme nga aparate të cilat përdorin sistemin e leximit optik të të dhënave. Përdorimi i barkodit është lehtësues në punë dhe i përdorur në gjithë botën. Një barkod ka informacione për llojin e produktit, çmimin e tij, vendin e prodhimit etj. Shembull tjetër i barkodit është edhe numri i pasaportës biometrike i cili është unik për cilindo person dhe është i lexueshëm nga aparaturat përkatëse. Në super-markete është bërë prej vitesh një domosdoshmëri në leximin dhe
identifikimin e shpejtë të produkteve. Mua personalisht më ka interesuar të di gjithmonë prejardhjen e një produkti dhe gjëja më e saktë për të mësuar këtë, është ta kontollojmë etiketën e barkodit me një aplikacion që e tregon këtë. Më poshtë do të gjeni një aplikacion online i cili ju tregon vendin e prodhimit të një produkti duke futur vetëm tre shifrat e para të barkodit. Ky aplikacion është i vlefshëm për barkodet me trembëdhjetë shifra.
…………….
specialist
ekstra