Angjiologjia (ose angiologjia)
(Fjalë që rrjedh nga greqishtja, αγγείο, angjio = [venë] + λογία, logjia= [shkencë]).Pra angjiologjia është një degë e anatomisë që merret me organet e qarkullimit të gjakut. Në këtë degë të specializuar, studjohen sëmundjet e sistemit të qarkullimt të gjakut dhe të sistemit limfatik. Shumë sëmundje të cilat janë dhe vdekjeprurëse janë të lidhura me gjakun dhe angjiologjia është ajo që ka si detyrë të diagnostikojë, parandalojë, dhe të mjekojë sëmundet që kanë lidhje me gjakun. Mjeku i specializuar në këtë fushë quhet angjiolog.
Angjiologjia