Audiologjia
Çfarë është audiologjia?
Fjala audiologji është një fjalë hibride dhe e ka orgjinën nga latinishtja audire, dëgjoj + λογία, logjia shkencë nga greqishtja. Kjo degë shkencore merret me studimin e dëgjimit. Specialistët në këtë fushë që merren me trajtimin e atyre që kanë humbje dëgjimi, quhen audiologë. Audiologët bëjnë testime të ndryshme, siç janë teste dëgjimi, matje e
përhapjes otoakustike, testime elektrofiziologjike dhe videonistagmografi. Audiologjia ka si detyrë të përcaktojë nëse dikush ka humbje dëgjimi dhe nëse dëgjon në kufijtë e caktuar; si rrjedhojë të testimeve, audiologu apo dhe (shpesh herë) mjeku otorinolaringolog, analizon frekuencat e tingujve që dikush dëgjon apo jo, të cilat mund të jenë frekuenca të larta, të ulëta apo të mesme siç është e dukshme dhe në diagramën e mëposhtme.