Pas ngritjes online të fjalorit greqisht shqip, fjalor me 7500 fjalë ku të gjitha fjalët kanë shqiptimet përkatëse, Shqipopedia përfundoi gjithashtu edhe një punim shumë të rëndësishëm me fjalët e përbashkëta që kanë gjuha greke dhe shqipe. Për krijimin e kësaj liste të gjatë fjalësh është nevojitur shumë kohë pasi është punuar në një shtrirje të gjatë kohore e cila u përfundua tani. Me këtë punë ne iu vijmë në ndihmë të gjithë atyre që mësojnë greqisht në nivel fillestar apo të avancuar, atyre që e studjojnë këtë gjuhë, si dhe mësuesve dhe pedagogëve.
Është një nga listat më të kompletuara edhe pse nuk janë përfshirë të gjitha fjalët e mundshme pasi gjuha greke është një nga gjuhët bazë të gjuhëve perëndimore e botërore, e cila ka dhënë dhe vazhdon t’i japë botës një numër shumë të madh fjalësh pasi fjalët mund të zbërthehen dhe të japin kuptimin e tyre në thelb. Aftësitë e saj fjalëformuese e bëjnë atë një gjuhë shumë elastike dhe jashtëzakonisht të pasur.
Megjithatë, kjo punë përveç qëllimit studimor iu drejtohet atyre që e mësojnë greqisht, prandaj nuk janë përfshirë vetëm fjalët me orgjinë greke por edhe fjalë nga frëngjishtja, italishtja, anglishtja, persishtja, arabishtja, turqishtja etj.
Në shumicën e rasteve fjalët kanë kuptim identik, por ka dhe disa raste që kuptimi mund të jetë shumë i përafërt por edhe pak i ndryshëm. Për fjalët që kanë disa kuptime, nuk është e thënë që të gjitha kuptimet të jenë në të dyja gjuhët por vetëm përkthimi i shkruar.
Disa shembuj:
τσίκνα (cikna) në greqisht:
- οσμή από κρέας ή άλλο φαγητό που ψήνεται – aromë nga mishi apo ushqimi të piqet.
- οσμή από καμένο φαγητό – erë e ushqimit të djegur.
ciknë në shqip:
- Acar.
- Pjesa e djegur e gjellës a e qumështit, që është ngjitur në fund të enës.
Pra e njëjta fjalë në gjuhën shqipe përdoret vetëm kur digjet qumështi dhe zë fund tenxherja.
Shembull 2
τσιγαρίζω (cigarizo) në greqisht:
ψήνω σιγά σιγά σε καυτό λίπος, καβουρντίζω – pjek me ngadalë në yndyrë të nxehtë, kaurdis
cingaris në shqip:
fërgoj diçka derisa të skuqet fort e të thahet.
Pra në shembullin 2 shohim se ka ndryshim, pasi në greqisht ka kuptimin e skuqjes së ushqimit më pak, kurse në shqip ka kuptimin e skuqjes shumë fort.
Shembull 3
ντουντούκα (duduka) në greqisht:
κωνικός, μεταλλικός σωλήνας που δυναμώνει τη φωνή του ομιλητή, ώστε να ακούγεται σε μεγάλη απόσταση – tub konik metalik i cili përforcon zërin e folësit që të dëgjohet në distancë të largët.
duduk në shqip:
pipëz a zamare e bërë me lëvore shelgu ose me rabush qepe.
Pra edhe pse fjalët kanë të njëjtën rrënjë etimologjike nga fjala turke düdük (= fyell), fjalët e kanë ndryshuar kuptimin e tyre. Për të dhënë një ide më të mirë po bëjmë edhe ilustrimin e tyre.
Raste të tjera fjalësh janë, psh. nga anglishtja χιούμορ – humor, nga turqishtja χασάπης – kasap, nga greqishtja χαρακτήρας – karakter, nga italishtja μαρινάρω – marinoj, nga frëngjishtja μαριονέτα – marionetë, nga latinishtja μάσκα – maska etj.Gjithashtu janë përfshirë edhe neologjisma, κομπιούτερ – kompjuter si dhe fjalë të vjetëruara τσερτσεβές – çerçive.
P.s (Nuk janë përfshirë fjalët me orgjinë shqiptare pasi ato do të jenë në një artikull të veçantë)
Κοινές Λέξεις Ελληνικά Αλβανικά – Fjalë të përbashkëta greqisht shqip
| αβαείο | abaci |
| αβάζι | avaz |
| αβαντάζ | avantazh |
| αβαρία | avari |
| αβοκάντο | avokado |
| άβυσσος | abis |
| αγάς | aga |
| αγγαρεία | angari |
| αγγειολογία | angjiologjia |
| αγγείωμα | angjiomë |
| αγγελικός | engjëllor |
| άγγελος | engjëll |
| Αγγλία | Angli |
| Αγγλικά | anglisht |
| αγγλικανισμός | anglikanizëm |
| αγγλικανός | anglikan |
| αγγλικός | anglez |
| Άγγλος | anglez |
| αγιάζι | ajaz |
| αγιασμός | ajazmë |
| αγιατολάχ | ajatollah |
| αγκαζέ | i angazhuar |
| αγκινάρα | angjinare |
| αγκιτάτορας | agjitator |
| αγκιτάτσια | agjitaturë |
| Αγκόλα | Angolë |
| αγκολέζικος | angolez |
| Αγκολέζος | angolez |
| αγνωστικισμός | agnosticizëm |
| αγνωστικιστής | agnostik |
| αγοραφοβία | agoraphobi |
| αγουρίδα | aguridhe |
| αγριελιά | egërle |
| αγωνία | agoni |
| αδρεναλίνη | adrenalinë |
| αεροβίωση | aerobiozë |
| αεροδρόμιο | aerodrom |
| αερομοντελισμός | aeromodelizëm |
| αεροναύτης | aeronaut |
| αεροναυτική | aeronautikë |
| αεροπλάνο | aeroplan |
| αερόστατο | aerostat |
| αεροφωτογραφία | aerofotografi |
| αζιμούθιο | azimut |
| αζούρ | azhur |
| άθεος | ateist |
| αθλητής | atlet |
| αθλητισμός | atletizëm |
| αιγυπτιακός | egjiptian |
| Αιγύπτιος | egjiptian |


