Fjalor frazeologjik latinisht

Shprehje latinisht

FJALOR LATINISHT SHQIP

fjalor-latinisht-shqip-frazeologjik-fjalor-blogspot-com-1

 

 

Lista e fjalëve sipas alfabetit:

– A –

 

a contrario : përkundrazi

a fortiori : aq më shumë

a maximis ad minima : nga më të mëdhatë tek më të voglat

a posteriori : më vonë, më pas (term filozofik që do të thotë se dija erdhi pas ekperiencës ose varet nga ajo)

a priori : nga fillimi (term filozofik që do të thotë se faktet janë që nga përpara dhe se nuk bazohen te eksperienca)

a quo : nga e cila

a tergo : nga mbrapa

ab absurdo : me absurditet (kjo shprehje përdoret kur duam të theksojmë duke treguar absurdin, paradoksin)

ab aeterno : gjithmonë (përdoret për të treguar se diçka konsiderohet se ka ekzistuar dhe do ekzistojë gjithmonë)

ab hoc et ab hac : tjetër për tjetër

ad hominem : shkurtim i argumentum ad hominem fjalë për fjalë “argument që i drejtohet njeriut” frazë për taktikë retorike që i drejtohet kryesisht ndjenjës dhe jo logjikës, e cila ekzaminon karakterin e kundërshtarit për çështjen në fjalë

ab imo pectore : nga thellësia e zemrës, me sinqeritet të plotë

ab initio : që nga fillimi

ab intra : nga brenda

ab irato : në nxehje e sipër

ab origine : që nga fillimi

ab ovo : që nga fillimi (fjalë për fjalë që nga veza)

ab uno disce omnes : fjalë për fjalë, nga njeri mësoji të gjithë. nga gjërat e voglat mund te kuptosh totalin

ab urbe condita : a.u.c që nga ndërtimi i qytetit (Romës) romakët kanë si datë ndërtimi të Romës vitin 753 p.K

abusus non tollit usum : abuzimi nuk e heq përdorimin

abyssus abyssum invocat : hapi i parë i gabur të çon në hap tjetër të gabuar

acta sanctorum : jetë shenjtorësh

ad calendas graecas : kurrë (fjalë për fjalë në kalëndrat greke, romakët kalëndra quanin ditën e parë të çdo muaji dhe meqë grekët nuk kishin kalëndra, kjo frazë flet për një datë inekzistente, pra kurrë)

ad gloriam : për lavdinë

ad hoc : për këtë qëllim, për këtë rast apo përdorim

ad infinitum : (fjalë për fjalë në pafundësi) pa kufi, gjithmonë

ad libitum : sipas dëshirës

ad litteram : sipas çdo gërme (gërmë për gërmë)

ad locum : në këtë vend (ad loc)

ad ostentationem : sa për syefaqe

ad placitum : sipas mendimit të dikujt

ad portas : (Hannibal ad portas) Hanibali te dyert. shprehje për të treguar një rrezik të madh

ad quem : për të cilën

ad referendum : shprehje që do të thotë se një çështje do të transferohet tek ai që ka pushtetin për të marrë vendimin final

ad rem : tamam, fiks fare

ad unum : deri tek i fundit

ad valorem : sipas vlerës

ad verbum : fjalë për fjalë

alea jacta est : u hodh zari

alibi : alibi

alieni generis : të një tjetër lloji

alma mater : (fjalë për fjalë mamaja që na ushqen, përdorej për Dhimitrën) e themi për dikë apo diçka që na jep ushqim dhe përkujdesje

alter ego : alter ego (uni im i dytë, egoja ime tjetër, vetja ime e dytë) shok i pandarë, person që i kemi besim absolut.

alter idem : vetja ime e dytë ka të njejtin kuptim me alter ego

altera pars : ana tjetër

amantes sunt amentes : të dashuruarit janë të verbër, nuk gjykojnë mirë

anno Domini : pas Krishtit, pas erës së re (A.D)

anno mundi : përdoret për kronologjinë e supozuar që nga periudha e krijimit të botës

anno urbis conditae : në vitin e krijimit të qytetit të Romës (753. p.K)

ante bellum : koha para luftës

ante Christum : para Krishtit, para erës së re (A.C)

ante meridiem : paradite (a.m)

ante portas : para portave, shiko. ad portas

apparatus criticus : shënim kritik (pjesë e versionit të një teksti më të vjetër në të cilën referohen shkrime të ndryshme të tekstit në dorëshkrim apo versione të tjera, me korrigjime dhe gabime )

appendix : shtojcë

aqua vitae : uji i jetës, për pijet alkoolike

argumentum : argument

ars amandi : arti se si të duash

ars amatoria : arti erotik

ars gratia artis : arti për artin

ars moriendi : arti se si të vdesësh

ars poetica : arti poetik

auctor : shkrimtar

audaces fortuna iuvat : fati ndihmon guximtarët

audi alteram partem : dëgjoje dhe anën tjetër (për çdo çështje ka dy mendime që duhen ekzamiuar për të gjetur të vërtetën)

aurea mediocritas : mediokriteti (modesti) i artë (shpehje e Oratios në “Odat” është më e çmuar gjendja e mesme që ofron qetësi dhe paqe)

aut Caesar aut nihil : o Qezar o asgjë tjetër (shprehje për çdo ambicjoz)

aut vincere aut mori : o fitore o vdekje

ave Caesar, morituri te salutant : Rroftë Qezari, ata që janë destinuar të vdesin të përshëndesin. (këtë frazë thoshin gladiatorët kur kalonin përpara perandorit)

– B –

bellum : luftë, shiko. casus belli


bis dat qui cito dat : ai që jep shpejt dhe me dëshirë është sikur të japë dy herë

bis vivit qui bene vivit : ai që jeton mirë jeton dy herë

bona fide : mirëbesim

brevi manu : shkurtimisht

– C –

carpe diem : shijoje/jetoje ditën

c,ca : shkurtim i circa

captatio benevolentiae : tërheqja e vëmendjes së audiencës

caput mundi : qendra e botës

casu : rastësisht

casus belli : shkak për luftë, për një ngjarje apo veprim që sjell luftë

caveant consules : kjo shprehje plotësohet me “ne quid respublica capiat” që fjalë për fjalë do të thotë, le të kenë kujdes konsujt, për të mos rrezikuar republika. (kjo frazë thuhej në Senat për të treguar me mënyrë indirekte ndonjë diktator të mundshëm në kohë krize dhe se ata që kishin përgjegjësi juridike duhet të merrnin masa )

cedant arma togae : pushteti ushtarak duhet t’i bindet politikës

cetera desunt : pjesët e tjera kanë humbur, frazë për të treguar se një pjesë e një vepre nuk është gjetur apo nuk ka shpëtuar.

cf. : shiko confer

circa : rreth

citius – altius – fortius : më shpejtë, më lartë, më fortë, emblema e Lojrave Olimpike

codex : kodik

cogito ergo sum : mendoj, pra ekzistoj.

collato : në krahasim me

conditio sine qua non : shiko sine qua non

confer : krahaso

confessio fidei : pohimi i besimit

coniecit : supozo, konkludo

consensus : marrëveshje, konsensus

consuetudo altera natura : zakoni është natyra e dytë

contra naturam : kundra natyrës

contraria contrariis curantur : të kundërtat kurohen me të kundërta

corpus : trupi, totali, korpus

corrigenda : ato që duhet të korrigjohen

cui bono : për cilin është dobia? kush përfiton?

cuique suum : sejcilit hakun, sejcilit ajo që i takon

cuius regio eius religio : feja e qeverisë

curriculum vitae : CV, curriculum vitae, rezume

– D –

de facto : faktikisht, de fakto (siç është në të vertetë)

de gustibus et coloribus non disputandum : përsa i përket shijeve dhe ngjyrave nuk duhet të debatohet, dmth sejcili është i lirë të mendojë dhe dëshirojë çfarë i pëqen

de hoc satis : mjafton

de jure : de jure, (siç është në bazë të ligjeve)
de minimis non curat praetor : (njëlloj me frazën de minimis non curat lex) ligji nuk merret me gjërat e parëndësishme

de nihilo nihil : nga zeroja në zero

de novo : nga fillimi

de profundis : të thellë

de rerum natura : gjërat e natyrës

delenda est Carthago : Kartagjena duhet shkatërruar

delirium tremens : (fjalë për fjalë delir me dridhje) çrregullim që karakterizohet me humbjen e orintimit, konfuzionit mendor, dridhje për shkak të përdorimit të tepëruar të alkoolit

desideratum : e dëshiruara

diem ex die : ditë për ditë, vazhdimisht

diem perdidi : e humba ditën, shprehje e perandorit Tito që e përdorte nëse kalonte një ditë pa bërë një gjë të mirë

dies irae : ditë tërbimi

divide et impera : përça dhe sundo

do, ut des : jap, që të japësh; për të treguar nevojën e dhënies dhe marrjes midis njerëzve

dum spiro spero : përsa kohë jetoj, shpresoj

dura lex sed lex : ligj i ashpër, por është ligji. thuhet për të treguar nevojën që të zbatojmë ligjin akoma edhe kur është i ashpër

– E –

e contrario : përkundrazi shiko. a contrario.

e pur si muove : megjithatë leviz, fraza e Galileut

e.g. : shiko exempli gratia.

editio princeps : versioni i parë i shtypur (për tekste të lashta)

editio vulgata : versioni publik

errare humanum est : të gabosh është njerëzore

erratum,errata : gabim në tekst të shtypur apo të shkruajtur

est modus in rebus : çdo gjë me masë

et cetera : e të tjera

et tu, Brute : edhe ti Brut? fjalët e fundit të Jul Qezarit kur pa se bashkë me vrasësit e tjerë ishte dhe shoku i tij Bruti; Përdoret për tradhëti nga shoku, për mosmirënjohje dhe shok harbut

ex animo : nga shpirti, nga zemra, sinqerisht

ex cathedra : nga katedra (fjalë për fjalë nga froni i Papës), përdoret kur flitet me mënyrë dogmatike dhe që nuk diskutohet fjalimi

ex consuetudine : sipas zakonit

ex libris : fjalë për fjalë nga librat. bëhet fjalë për një shkrim mbi një libër i cili dëshmon pronarin e librit, vula, emblema

ex nihilo : nga hiçi

ex nihilo nihil : nga zerua, zero. dmth që asgjë nuk krijohet nga hiçi

ex officio : me fuqinë e ofiqit, e gradës ose të pozicionit

ex oriente lux : drita që vjen nga lindja

ex sententia : nga dëshira

ex silentio : qetësisht, e nënkuptuar

ex voluntate : nga qëllimi

ex,ab abrupto : ose ab abrupto, spontanisht

examinatio : egzaminim

exempli gratia : (e.g) për shembull

exeunt : braktisën skenën

 

– F –

fabula

fabula : fabula
fama volat : fama fluturon; frazë nga Virgjili që tregon shpjetësinë me të cilën përhapet fama

fortes fortuna iuvat : fati ndihmon guximtarët

fragmentum : fragment, pjesë teksti

furor academicus : zekthi (zelli) akademik
furor loquenti : mania për të folur
furor poeticus : zekthi (zelli) poetik
furor scribendi : mania për të shkurajtur

– G –

graeca sunt, non leguntur : greqisht janë nuk lexohen (kuptohet)
grosso modo : pak a shumë

– H –

habeas corpus : ki trupin, kjo është për mbrojtjen e lirisë individuale të qytetarit kundër arrestimit dhe burgimit në mënyrë arbitrare; habeas corpus u votua në 1679 në Angli në kohën e Karlit të dytë; gjithashtu është përfshirë edhe në kushtetutën e SHBA-së

habent sua fata libelli : librat kanë fatin e tyre

Hannibal ad portas : shiko. ad portas

hic et nunc : tani e tutje; përdoret për të treguar nevojën e domosdoshme për marrjen e disa masave.

hic et ubique : këtu dhe kudo

hoc ipsum : kjo

hoc loco : në këtë vend

homo : njeri; përcakton llojin e njeriut gjatë klasifikimit të zhvillimit të rrjedhës së njeriut

homo erectus : kështu emërtohet njeriu më këmbë, faza kalimtare nga njeriu-majmun tek homo sapiens

homo faber : njeriu shpikës; që ndryshon, formon, shpik gjëra dhe situata sipas nevojave të tij

homo habilis : njeriu i aftë, lloj i homo sapiens-it që karakterizohet nga aftësia për të prodhuar vegla

homo oeconomicus : njeriu ekonomik; që u formua ne fazmën moderne dhe komplekse të marrëdhënieve ekonomike

homo politicus : njeriu politik; njeriu si qënie politike

homo sapiens : njeriu i urtë, homo sapiens; njeriu i sotëm

homo universalis : njeriu universal; zotërues i edukimit universal, i cili kishte si parim humanizmin e Rilindjes

honoris causa : titull nderi doktorature, honoris causa

horror vacui : fjalë për fjalë llahtari i boshllëkut, mospëlqimi për vëndet bosh në kompozime artistike.

– I –

 

id est : (i. e.) domethënë ibidem : në të njëjtin vend; referim në vepër apo tekst që është përmendur më parë


idem : përdoret për të referuar një vepër të shkrimtarit, i cili është përmendur më shume se herë; përdoret në vend të emrit të shkrimtarit,

imperium : perandoria

imperium in imperio : shtet brenda shtetit

in absentia : në mungesë

in abstracto : abstrakte, teorike

in aeternum : në përjetësi, gjithmonë

in concreto : konkretisht

in dubio : në dyshim

in esse : në lëvizje

in extenso : në shtrirje

in limine : në prag, në fillim

in loco parentis : në vend të prindit

in margine : në kufijtë

in medias res : në qendër, në mes të gjërave, tregimi i menjëhershëm i thelbit të gjërave pa hyrje ose parathënie

in memoriam : në përkujtim

in parvo : pak

in perpetuum : për gjithmonë

in posse : në fuqi

in praesenti : në të tashmen

in praesentia : në prezencë

in propria persona : vetë, personalisht

in situ : në pozicionin fillestar

in statu quo : në situatën që është në fuqi

in statu quo ante (bellum) : në situatën që ekzistonte para lufte; fjala bellum zalonisht nuk thuhet

in toto : komplet, totalisht

in vino veritas : brenda verës është e vërteta; njeriu nën efektin e verës apo të pijeve të tjera alkoolike thotë gjëra që zakonisht përpiqet t’i fshehë

in vitro : fjalë për fjalë brenda qelqit; term shkencor për të treguar një eksperiment, një kërkim që bëhet jashtë një organizmi të gjallë, në laborator; e kundërta in vivo

in vivo : brenda një organizmi të gjallë; term shkencor për të treguar një eksperiment, një kërkim që bëhet në një organizëm të gjallë; e kundërta in vitro

incipit : këtu fillon; fjala e parë e shumë librave të mesjetës

Index Librorum Prohibitorum : lista e librave të ndaluar nga kisha katolike

infra : më poshtë; i tërhiqet vemendja lexuesit për diçka qç do të vijojë më poshtë në tekst, zakonisht shoqërohet nga folja vide=shiko (e kundërta e vide infra është vide supra = shiko më lartë)

intra muros : brenda mureve

ipso facto : nga kjo gjë

– J –

jus divinum : e drejta hyjnore

– L –

lacrimae rerum : lotët e gjërave, lotë për gjërat; mërzitje për fatkeqësitë

lacuna : boshllëk, ndarje

lapsus calami : gabim lapsi dhe jo nga padija, lapsus

lapsus linguae : gabim nga pakujdesia në të folur në nxitim e sipër të gjuhës

lato sensu : në sens të gjerë

lectio : shkim

lex non scripta : ligj i pashkruajtur

licentia poetica : lejë poetike

loco citato : (loc. cit.) referim në citat apo në një tekst është vënë përbri pak më parë

locus classicus : citat klasik

luce clariore : drita e diellit

– M –

magnum opus : vepër e madhe. ndryshe opus magnum.

manu militari : me dhunë ushtarake, me dhunë armësh

mare nostrum : deti ynë, për Romakët apo Mesdetarët

mea culpa : faji im

mens sana in corpore sano : mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë

modus operandi : mënyra e funksionimit

modus vivendi : mënyra e jetesës; përdoret për një zgjidhje me kompromis midis njerëzve, partive politike apo grupeve me mendime të kundërta.

multum in parvo : përdoret për tekste apo libra që edhe pse të vegjël, ofrojnë shumë gjera me interes

mutatis mutandis : fjalë për fjalë, të ndryshohen ato gjëra që duhet të ndryshohen;

mutato nomine : (komplet fraza është mutato nomine de te fabula narratur) me ndryshimin e emrit historia të përshtatet ty.

– N –

 

natura non facit saltum : natyra nuk bën kërcim së larti; frazë për vazhdimësinë dhe përmbajtjen e fenomeneve natyrore

ne plus ultra : fjalë për fjalë, jo më shumë; frazë për diçka që ka arritur nivel të lartë perfektshmërie, dhe nuk ka asnjë që t’i ngjajë

nolens, volens : dashur padashur

nomina sacra : emra të shenjtë, bëhet fjalë për emra si Zot, Bir, Ëma, Shpirt, Dominus, etj, të cilët shkruhen me shkurtime

non bis in idem : askush nuk gjykohet dy herë për të njëjtin krim

non compos mentis : jo i shëndoshë mendor

non liquet : fjalë për fjalë, nuk është e dukshme; për të treguar se një konkluzion është i pasigurt, dmth nuk ka siguri nëse diçka është kështu apo jo

non obstante : megjithatë

non sequitur : nuk ka vazhdimësi, nuk del në përfundim nga të parathënat

nulla poena sine lege : asnjë dënim pa ligj

nullo laboro : pa mundim

nunc aut nunquam : o tani o kurrë

– O –



o tempora! o mores! : o kohë! o morale! kohë të tjera morale të tjera; fraza përdoret për për ndryshimin e moraleve nga njëra epokë në një tjetër.

occasione data : me t’ju dhënë mundësia

omnia vincit amor : dashuria fiton çdo gjë

opere citato : referim në një vepër që është përmendur më parë

opus magnum : vepër e madhe

– P –

pace : me gjithë respektin e duhur për dikë por…; për të treguar respekt për dikë dhe ndjesë që ke mendim të kundërt. psh. pace për Naim Frashërin për kjo fjalë që propozon nuk është me orgjinë shqiptare; por mund të përdoret edhe me ironi, pace për ministrin por artistët nuk janë nëpunës komunaleje.

pacta sunt servanda : ato që ramë dakort duhet të zbatohen

panem et circenses : kjo shpehje përdoret për të treguar indiferencë ndaj çështjeve shpirtërore dhe interesim vetëm për argëtim dhe gjëra materjale

passim : referatë që informon lexuesin se kjo çështje që ka indentifikimin passim ndodhet në shumë vënde të tekstit apo të librit

paucis verbis : me pak fjalë, shkurtimisht

pax : paqe, kjo shprehje shoqërohet me një mbiemër për të treguar ndikimin e dikujt: Pax Romana, paqja midis kombeve të Perandorisë Romake që u imponua me forcën e fuqive ushtarake romake; Pax Americana, shprehje për të karakterizuar dominimin dhe influencën e SHBA-së ndaj shteteve të tjera, në nivel politik, ushtarak, social, kulturor etj.

per fas et nefas : me çdo mënyrë të ndershme apo jo
per terram per mare : në tokë dhe në det, kudo.

persona grata : person i mirëpritur (e kundërta persona non grata = person i padëshiruar)

persona non grata : person i padëshiruar; kur një person nuk i lejohet të hyjë në një shtet (e kundërta persona grata = person i mirëpritur)

plaudite, cives : qytetarë duartrokisni; nxitja e aktorëve romakë pas fundit të shfaqes që spektatorët të duartrokasin.

post coitum omne animal triste : pas çdo akti seksual çdo kafshë është e trishtuar

post hoc, ergo propter hoc : pas kësaj, pra për këtë arsye; fraza përdoret për të treguar mashtrimin kur pranohet si shkaku i diçkaje, e cila thjesht rastisi të ndodhë

post meridiem : pas dite

post mortem : pas vdekje

post scriptum : poshtëshënim, P.S., passhkrim, postscript

postulatum : kërkesë

prima facie : në pamje të parë

primum vivere, deinde philosophari : në fillim njeriu duhet të jetojë pastaj të filozofojë; shprehjë për të treguar se nevojat biologjike të njeriut janë më parësore, dhe që të ndjekë dikush çështjet filozofike duhet të ketë zgjidhur problemet jetike.

primus inter pares : i pari midis të barabartëve; për dikë që është kryetar i një grupi në të cilin të gjithë kanë të njëjtat të drejta dhe detyrime

pro domo sua : për atdheun

pro patria : për atdheun

 

– Q –


quaere verum
: kërko të vërtetën

qualis pater talis filius : siç është i ati është dhe i biri; karakteri dhe parimet e të atit ndikojnë dhe fëmijët e tij

qualis rex, talis grex : siç është mbreti është dhe turma; sjellja e udhëheqësit ndikon dhe popullin

qui desiderat pacem praeparet bellum : kush dëshiron paqe përgatitet për luftë (si vis pacem, para bellum.)

qui nescit dissimulare, nescit regnare : kush nuk di të shtiret, nuk di të mbretërojë; hipokrizia është e domosdoshme për qeveritarët

quid pro quo : kjo në vend të kësaj, për diçka që jepet si shkëmbim; psh nuk do ta dorëzoj pozicionin tim pa një quid pro quo

quieta non movere : ato që janë të qeta mos i trazo; thuhet për çështje politike dhe fetare

quo vadis : ku po shkon

quod cibus est aliis, aliis est venenum : çfarë është ushqim për disa për të tjerë është helm

quod erat demonstrandum : (QED) frazë për arsyetime matematikore që do të thote se diçka është vërtetuar

quod vide : (q.v.) shiko citimin

quot capita, tot sensus : sa kokë aq dhe opinione

quot homines, tot sententiae : sa kokë aq dhe opinione
quot linguas calles, tot homines vales : sa gjuhë flet aq vlere (në njerëz) ke [dmth nëse flet dy gjuhë ti vlen sa dy njerëz.]

– R –

radix omnium malorum est cupiditas : paraja është burimi i çdo të keqeje

referendum : referendum

res cogitans : njeriu

res communis : sundimi publik

res gestae : veprat, ato që janë kryer

res integra : rasti kur nuk është parashikuar nga ligji

res judicata : ajo që është gjykuar

res judicata pro veritate habetur : ajo që është gjykuar konsiderohet e vërtetë

res non verba : faktet, jo llafe

res nullius : gjërat e askujt; gjëra që nuk i takojnë askujt

res publica, respublica : gjërat e qytetit, gjërat politike

res sacra miser : fatkeqi është diçka e shenjtë; shprehje që do të thotë se duhet të kemi respekt për fatkeqtë

– S –

saeculum : shekull

salus populi suprema lex esto : shpëtimi i popullit është ligji suprem

sapiens nihil affirmat quod non probat : i urti asgjë nuk konfirmon nëse nuk e ka vërtetuar

scilicet : (scil ose sc) domethënë

scripta manent, verba volant : të shkruajturat qëndrojnë fjalët fluturojnë; shpesh herë përdoret vetëm scripta manent për të treguar rëndësinë e një dëshmie të shkruar

separatim eiusque : sejcili veç e veç

sequitur : vijon

si vis pacem, para bellum : nëse do paqe përgatitu pë luftë

sic : kështu, në këtë mënyrë; përdoret vetëm në shkrim dhe gjithmonë në kllapa, për të theksuar thënien e një frazë të dikujt fjalë për fjalë, duke treguar se orgjinali është ekzaktësisht kështu si referohet, akoma me gabimet gramatike, sintaksore dhe drejtshkrimore:

sic transit gloria mundi : kështu bie lavdia e botës

silent leges enim inter arma : në kohë lufte heshtin ligjet; ligjet në kohë lufte nuk i llogarit njeri

similia similibus curantur : gjërat e njëjta kurojnë njëra tjetrën

sine die : pa ndonjë datë të përcaktuar

sine dubio : pa dyshim

sine invidia : pa zili

sine ira et studio : pa inat apo favor; shprehje për të treguar paanshmërinë e një historiani

sine loco et anno : term i bibliografisë për të treguar se nuk dihen vendi dhe viti i prodhimit të librit

sine mora : pa vonesë

sine nobilitate : pa titull fisnik

sine prole : pa fëmijë, pa pasardhës

sine qua non : i domosdoshëm, kusht i padhunueshëm

sine talioni : i padënuar

sol lucet omnibus : djelli ndriçon për të gjithë

status quo : gjendja aktuale e gjërave

status quo ante : regjimi i kaluar, situata që më parë ekzistonte

sub rosa : fshehurazi

sub specie aeternitatis : nën prespektivën e përjetësisë

sub specie temporis : nën prepektivën e kohës

sub verbo : shiko. sub voce

sub voce : (s.v) nën këtë fjalë; referim në fjalë-titull të ndonjë fjalori, enciklopedie, etj

sui generis : të këtij lloji; shprehje për të treguar karakterin e çuditshëm a të pazakontë të dikujt apo të diçkaje

summa cum laude : me nderin më të lartë

summum jus, summa injuria : drejtësia e lartë, është padrejtësia e lartë; zbatimi i rreptë i ligjit sjell shpesh herë padrejtësi

suo motu : impulsivisht

supra : më lart

– T –

 

tabula rasa : letër e pashkuajtur, tabelë bosh; në filozofi mendja dhe shpirti që janë bosh, tabelë bosh në të cilën regjistrohet eksperienca; si rrjedhim kjo shprehje përdoret për të treguar injorancën torale të dikujt për një çështje specifike.

taedium vitae : neveria e jetës

terminus ante quem : kufi kohor, para të cilit ka ndodhut diçka

terminus post quem : kufi kohor, pas të cilit ka ndodhur diçka

terra incognita : e panjohur, zonë e pa eksploruar; injorancë në një sektor dijesh apo eksperienë

testimonium : dëshmim, deponim

testis unus, testis nullus : një dëshmitar, asnjë dëshmitar; dëshmia nga një person nuk mjafton për zbardhjen e të vërtetës

timeo Danaos et dona ferentes : kam frikë nga Danaot dhe nga dhuratat që sjell; frazë nga Virgjili me të cilën Laokoni nuk donte që Trojanët të pranonin Kalin si dhuratë; shprehje për të treguar se dikush duhet të jetë i rezervuar ndaj një armiku sado bujar qoftë

timeo hominem unius libri : kam frikë nga njeriu i një libri; njeriu që bazohet vetëm në një libër dhe e njeh mirë është kundërshtar i rrezikshëm në një diskutim; kjo frazë përdoret edhe për të shprehur frikën për dikë që qëndron i fiksuar në mënyrë dogmatike në pikëpamjet e një libri dhe nuk njeh apo nuk pranon mendime dhe opinione të tjera.

totidem verbis : me kaq shumë fjalë

toto caelo : (fjalë për fjalë nga gjithë qielli), krejt, komplet

– U –


ubi bene ibi patria : ku jeton mirë, atje është atdheu yt

ubi mel ibi apes : ku ka mjaltë, atje ka dhe bletë

ubi solitudinem faciunt pacem appelant : ku krijojnë shkretëtirë e quajnë paqe; shprehje që mund të thuhet për pushtuesit që shkatërrojnë dhe më pas pohojnë së janë bartës të paqes dhe kulturës

ultima ratio : argumenti i fundit

ultima ratio regum : argumenti i fundit i mbretërve; këtë frazë kishte shkuar Ludvigu i XIV-të në topat e tij duke treguar se argumenti i fundit që kanë ata që janë në pushtet janë armët, lufta

ultimatum : ultimatum, shkresë ku shkruhen kushte të padiskutueshme

una salus victis nullam sperare salutem : një shpëtim ka për të humburit, të mos shpresojnë në asnjë shpëtim

una voce : me një zë, njëzëri, unanimisht

urbi et orbi : në qytet (Romë) dhe në gjithë botën; kudo

uti non abuti : përdorim, jo abuzim

– V –

vade mecum : fjalë për fjalë eja me mua; shprehje për libër që e ka dikush me vete dhe e përdor shpesh (librin); shprehje që thuhet për çdo objekt që marrim me vete për përdorim të shpeshtë

vade vale : të priftë e mbara

vae victis : shprehje për të treguar se ai që ka humbur është në dispozicion të fitimtarit

varia lectio : shkrim i ndryshëm në tekst

veni, vidi, vici : erdha, pashë, fitova; fjalët e Qezarit kur shpalli fitoren kundër Farnakës; shprehje për sukses të shpjtë dhe të lehtë

verbatim et litteratim : fjalë për fjalë e gërmë për gërmë

verbi gratia : për shembull

veritas odium parit : e vërteta lind urrejtje

versus : varg (poetik)

veto : veto, e drejta e një kryetari shteti të mohojë miratimin e ligjit

vi et armis : me anë të dhunës dhe armëve

via media : rruga e mesme

vice versa : anasjelltas

vide : shiko

vide infra : shiko më poshtë

vide supra : shiko më lart

video meliora proboque, deteriora sequor : i njoh më të mirat dhe i aprovoj por vazhdoj me më të këqiat

vir sapit qui pauca loquitur : është i urtë ai që flet pak

vita activa : jetë aktive

vita brevis : jetë e shkurtër

vita contemplativa : jeta teorike

viva voce : gojor

vox populi vox Dei : zëri i popullit, zëri i Zotit

Vulgata : kështu quhet përkthimi në latinisht i Biblës që u bë në shekullin e katërt

FJALOR LATINISHT SHQIP

—- — — —- —- — — —-
Vincit qui se vincit.
Fiton ai që zotëron veten e tij.

Dum vivimus vivamus.
Sa të jetojmë, le të jetojmë.

Cui bono?
Kush përfiton?

Cogito ergo sum.
Mendoj, pra ekzistoj.

Ubi bene, ibi patria.
Ku ndihesh mirë është atdheu yt.

Bis vivit qui bene vivit.
Dy herë jeton ai që jeton mirë.

Dum spiro spero.
Sa marr frymë shpresoj.

Nascentes morimur.
Që kur lindim vdesim.

Memento mori.
Kujto vdekjen.

Ubi nihil vales, ibi nihil velis.
Kush nuk vlen asgjë, nuk mund të dojë asgjë.

Vultus est index animi.
Fytyra treguesi i shpirtit.

Fronti nulla fides.
Mos i kij besë aparencës.

Nemo sine vitio est.
Asnjë nuk është perfekt.

Timendi causa est nescire.
Arsyeja e frikës është mosdija.

Verba volant, scripta manent.
Fjalët fluturojnë, të shkruarat qëndrojnë.

Res, non verba.
Vepra, jo fjalë.

Si vis amari, ama.
Nëse do të të duan, duaj.

Amantes amentes.
Të dashuruarit janë të marrë.

Omnia vincit amor.
Dashuria i mund të gjitha.

Usus est magister optimus.
Përdorimi është mësuesi më i mirë.

Minima maxima sunt.
Gjërat e vogla janë më të rëndësishme.

Age quot agis.
Bëj atë që po bën. (Mos bëj shumë gjëra njëkohësisht)

Nemo dat quod non habet.
Askush nuk e jep atë që se ka.

Natura non facit saltus.
Natyra nuk bën kapërxime.

Mens sana in corpore sano.
Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë.

Omnia causa fiunt.
Të gjitha ndodhin për një arsye.

Causa latet, vis est notissima.
Shkaku është i fshehur, rezultati i dukshëm.

Audaces fortuna iuvat.
Fati ndihmon guximtarët.

Ars longa, vita brevis.
Arti i gjatë, jeta e shkurtër.

Gladiator in arena consilium capit.
Gladiatori e bën planin brenda në arenë.

Malum consilium quod mutari non potest.
Është plan i keq nëse nuk mund të ndryshojë.

Nil homini certum est.
Asgjë nuk është e sigurt te njeriu.

Semper letteris mandate.
Gjithmonë udhëzime të shkruajtura.

Mus uni non fidit antro.
Miu nuk ka si bazë vetëm një vrimë.

Dulce bellum inexpertis.
Lufta duket e ëmbël për ata qe skanë luftuar.

Si vis pacem para bellum.
Po do paqe përgatitu për luftë.

Sol omnibus lucet.
Dielli ndriçon për të gjithë.

Pacta sunt servanta.
Paktet duhet të respektohen.

Dura lex, sed lex.
Ligj i ashpër, por është ligji.

Veni, vidi, vici.
Erdha pashë dhe fitova.

Vi Veri Veniversum Vivus Vici.
Me forcën e të vërtetës duke jetuar fitova botën (universin)

Vincere est totum.
Të fitosh është gjithçka.

Splendide mendax.
Gabim fantastik.

Falsus in uno, falsus in toto.
Gabim në një, gabim në të gjitha.

Errare humanum est.
Të gabosh është njerëzore.

Esse quam videri.
Të jesh sesa të dukesh.

Mundus vult decipi, ergo decipiatur.
Bota do të mashtrohet, lëre pra të mashtrohet.

Ne cede malis.
Mos ju nënshtro të keqes.

De malo, bonum.
Nga e keqja e mira.

Post tenebras lux.
Pas errësirës, dritë.

Cuius regio, eius religio.
Ai që ka mbretërinë, pëcakton dhe fenë.

Ora et labora.
Lutu por edhe puno.

Aude sapere.
Guxo të dish. (Të njohësh/ të mësosh)

Aut viam inveniam aut faciam.
Ose do ta gjejmë rrugën ose do ta ndërtojmë.

Dictum, factum.
U tha u bë.

Non omnia possumus omnes.
Nuk mund t’i bëjnë të gjiha të gjithë.

Quinon proficit deficit.
Kush nuk shkon përpara shkon pas.

Nil desperandum!
Kurrë mos u dëshpëro!

Vires acquirit eundo.
Duke përparuar fiton fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *